Flash

Vizita në SHBA, Meta takon Palmer

Lapsi.al 7 February 2020
Vizita në SHBA, Meta takon Palmer

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të perspektivës së përbashkët europiane. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI