Një operacion “blic” është kryer gjatë orëve të fundit në Gjirokastrës duke sekuestruar 10 makina luksoze, të cilat janë konstatuar se kishin probleme me dokumentacionin, si edhe i përkisnin personave me precedentë të theksuar kriminalë.
Gjatë operacionit në fjalë janë shoqëruar edhe 9 persona. Policia ka filluar një aksion në gjithë vendin, për sekuestrimin e makinave të blinduara dhe luksoze, ku pronarët duhet të verifikojnë burimin e të ardhurave me të cilat i kanë blerë këto makina.