Flash

Me kallash dhe antiplumb, policia blindon Fierin

Lapsi.al 7 February 2020
Me kallash dhe antiplumb, policia blindon Fierin

Ashtu si në Berat edhe në qytetin e Fierit, Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe të shumta. Këto postblloqe sipas policisë vijnë në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për kapjen e personave në kërkim, apo atyre që shkelin ligjin. Policia po ushtron kontrolle në automjetet luksoze që dyshohet se janë të blinduara pa dokumentacionin përkatës.

“Plan masash për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura. Kontrollet nga strukturat e DVP Fier dhe FNSH Fier” - shkruan policia.

Kontrollet janë shtrirë edhe në aksin Fier-Tiranë dhe Fier-Vlorë. Vihet re se efektivët janë të armatosur rëndë me kallashnikovë dhe anti-plumb që do të thotë se gjatë këtyre aksioneve janë përgatitur edhe për ngjarje të rrezikshme.

Të këshilluara

Vizita në SHBA, Meta takon Palmer

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin sp...

19:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI