Flash

“Të rrahu banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit”, kryebashkiaku i Elbasanit i përgjigjet Berishës

Lapsi.al 10 February 2020
“Të rrahu banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit”,

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka reaguar pas denoncimit t ëish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shkruante se i zgjedhuri pas 30-qershorit është dhunuar nga banda e dhëndrrit të Qazim Sejdinit. Në një reagim në faqen e tij në Facebook, Llatja shkruan se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë dhe fton qytetarin dixhital në Elbasan në mënyrë që të shikojë qytetin për Ditnë e Verës dhe në të njëjtën kohë të vërtetojë se fjalët për dhunën nuk janë të vërteta.

“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë: “Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë. Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës. “Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit. “Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer,”– shkruan Llatja.

Pasditen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një denoncim ku shkruante se kryebashkiaku Gledian Llatja është dhunuar nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit. Ngjarja sipas qytetarit ka ndodhur rreth një javë më parë, dhe se sipas tij, dhunuesit janë banda e dhëndrit të ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktarit.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI