Flash

“Nëse shënojë, do emocionohem edhe më shumë”: Gilman Lika ‘pickon’ Tiranën

Lapsi.al 6 February 2020
“Nëse shënojë, do emocionohem edhe më

Vllaznia-Tirana vlen shumë më tepër se thjesht tre pikë. Në Loro Borici mbërrijnë bardheblutë, një skuadër që për kapitenin e shkodranëve Gilman Lika sjell nostalgji, duke e bërë një ndeshje edhe më të ndjerë. E kaluara bardheblu e kapitenit shkodran është megjithatë vetëm një karakim plus për një ndeshje që duhet fituar e nëse shënon…edhe më mirë akoma: “Është e natyrshme që emocionohem, sepse kam kaluar vite me fanellën bardheblu dhe Vllaznia-Tirana është nga ato ndeshje që të gjithë duan ti luajnë – shpjegoi veterani kuqeblu - . Kjo nuk do të thotë aspak se kam ndikim për të dhënë maksimumin për skuadrën time, madje nëse shënoj do të emocionohem edhe më shumë”.

24 herë kampionët vijnë pas një ecurie impresionuese prej shtatë fitoresh radhazi nën drejtimin e Emanuel Egbo, për më tepër që kryeqytetasit janë vetëm një pikë larg kreut dhe nuk duan të ndalen. Lika vazhdon të surprizojë në fushën e lojës, jo vetem me performance por edhe gola me peshë dhe ndaj Tiranës tekniku shpreson ë një tjetër provë prej kampioni nga njeriu i tij i eksperiencës.

Për shkodranët në dyshim duket se është vetem mesfushori Florind Bardulla që prej disa ditësh po kalon një situatë dëmtimi, ndërkohë që pjesa tjetër është gati për trajnerin Jonuz, që prêt shumë nga kapiteni.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI