Flash

"I tregoi muskujt e barkut dhe mbathjet": Chelsea barazon, Pedro shkon të festojë

Lapsi.al 5 February 2020
"I tregoi muskujt e barkut dhe mbathjet": Chelsea barazon, Pedro shkon
Pedro Rodriguez nuk po kalon një moment të mirë tek Chelsea. Të shtunën e kaluar nuk ka shkëlqyer në barazimin e skuadrës londineze kundër Leicester, por sapo ka përfunduar ndeshja, spanjolli ka marrë avionin për në Barcelonë, për tu prezantuar në një festë, për të cilën është kritikuar fort nga Blues. Sipas The Sun, Pedro ka mbërritur në një lokal të njohur rreth orës 01.00 të natës në shoqërinë e miqve të ndryshëm e është larguar katër orë më pas. Sipas një burimi futbollisti ka paguar një llogari prej 4.000 euro për pijet e konsumuara gjatë orëve të qendrimit aty. Një dëshmitar më pas ka treguar: “Pedro ishte i lumtur gjatë gjithë natës. Po kërcente me një bjonde të bukur që e përqafonte me një pije në dorë. Pak sekonda më vonë, ngriti këmishën për ndonjë arsye dhe i tregoi muskujt e barkut dhe mbathjet. Kaloi kohë duke folur me një brune në bar. Ai dhe miqtë e tij ndodheshin në zonën VIP larg nga pista e kërcimit, por tërhoqën vëmendjen”. E tifozët e Chelsea nuk janë fare të lumtur për këtë…

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI