Flash

Plas te Barcelona: Abidal akuzon Messi për shkarkimin e Valverde, Bartomeu thërret mbledhje anti-krizë

Lapsi.al 5 February 2020
Plas te Barcelona: Abidal akuzon Messi për shkarkimin e Valverde, Bartomeu

Tronditje e fortë në shtëpinë e Barcelonës, në një sezon aspak të lehtë për ndryshimin në rrugë e sipër Valverde-Setien. Pikërisht shkarkimi i ish-trajnerit ka shkaktuar një frakturë mes Lionel Messi (që përfaqëson dhomat e zhveshjes) e Eric Abidal, drejtori sportiv blaugrana. Francezi, duke folur për të përditshmen Sport, i kishte atribuuar fajin për shkarkimin e trajnerit skuadrës: "Shumë lojtarë ishin të pakënaqur me Valverde, na u desh të merrnim një vendim". Messi është përgjigjur në rrjetet sociale: "Të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë e rolit të tyre e kur të flitet për lojtarët duhen bërë emrat".

"Shumë lojtarë ishin të pakënaqur, nuk punonin shumë e kishte një problem komunikimi të brendshëm. Raporti mes trajnerit e dhomave të zhveshjes ka qenë i mirë, por, si ish-lojtar, kam ndjerë se dicka nuk shkonte mirë. Kështum i thashë klubit se cfarë mendoja e mu desh të merrja një vendim" ishin fjalët ekzakte të Abidal.

Përgjigjia e Messi erdhi menjëherë në Instagram: "Nuk më pëlqen të bëj nga këto gjëra por mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë e rolit të tyre e mbajnë peshën e vendimeve, lojtarët për atë që ndodhte në fushë ishin të parët që pranuan se nuk ishin mirë. Kur flitet për lojtarët duhen bërë emrat sepse përndryshe baltosen të gjithë me gjëra të pavërteta".

Një tërmet i vërtetë që ka bindur presidentin Bartomeu të thërrasë një takim me Abidal për të analizuar krizën e për të mbajtur një pozicion zyrtar të klubit, deri tani në heshtje.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI