Flash

Çështja e përdhunimit në instancën e fundit: Ronaldo-Mayorga nga Gjykata në Arbitrazh

Lapsi.al 5 February 2020
Çështja e përdhunimit në instancën e fundit:

Akti i fundit i cështjes Cristiano Ronaldo-Kathryn Mayorga do të luhet përpara një arbitri në një seli civile e jo në një Gjykatë: Los Angeles Times bën të ditur rekomandimin e gjykatësit amerikan Daniel Albregts mbi cështjen e përdhunimit të pretenduar të 2009. Korrikun e kaluar u rrëzuan akuzat penale për sulmuesin e Juventus, por mbetet cështja e tentuar nga avokatët e Mayorga mbi vlefshmërinë e akordit të heshtjes, ndërmarrë mes palëve, në 2010.

Gruaja kishte marrë 375.000 dollarë nga portugezi për të mos folur mbi ngjarjen e ndodhur, por më pas e theu akordin e foli publikisht (jo rastësisht në 2018 Mayorga i dha lejen Associated Press të përmendte emrin e saj, kur zakonisht në raste të dhunës së mundshme seksuale fshihet emri për cështje privatësie).

Avokatët e CR7 akuzojnë gruan se ka thyer paktet e se lajmet mbi pagesën e 375.000 dollarëve (shpërndarë nga Football Leaks) kanë ardhur përmes "të dhënave elektronike të marra ilegalisht".

Avokatët e Mayorga (që kërkon 200.000 dollarë të tjerë dëmshpërblim) pretendojnë se akordi i sekretit nuk është thyer sepse gruaja, që ishte 25 vjec në kohën e paktit, nuk ka qenë në gjendje të kuptonte se cfarë ishte duke firmosur sepse nuk kishte kapacitetin ligjor për të nënshkruar një document të tillë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI