Flash

I prekte në pjesët intime: presidenti i Angers akuzohet për ngacmime seksuale

Lapsi.al 5 February 2020
I prekte në pjesët intime: presidenti i Angers akuzohet për

Said Chabane, presidenti 55 vjecar i Angers, është që nga mëngjesi i sotëm është i ndaluar në komisariat për tiu përgjigjur akuzave për ngacmime seksuale. Sipas shtypit francez, gjithcka nisi nga një denoncim i prezentuar nga një punonjëse e klubit të Ligue 1 në 7 janar, me hapjen e një hetimi që e ka bërë policinë të pyesë gra të tjera. E të paktën dy të tjera kanë konfirmuar se janë ngacmuar seksualisht nga Chabane, presidenti i Angers që nga 2011. Sipas asaj që bën të ditur RMC, Chabane i ka sulmuar gratë "duke i prekur vithet, pjesët intime, gjoksin, pa dëshirën e tyre".

Me një komunikatë zyrtare, Angers shpjegon se "Chabane hedh poshtë formalisht të gjithë akuzat e bëra kundër tij dhe do të ofrojë drejtësisë të gjithë elementët që do ti lejojnë të dalë e vërteta dhe të ruajë nderin e tij". Presidenti është "i vendosur të tregojë pafajësinë e tij e beson në rezultatin e hetimit për të cilin po bashkëpunon plotësisht”. E gjitha kjo ndodh ndërsa në Francë prej ditësh po flitet për skandalin seksual që ka përfshirë notin dhe patinazhin.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI