Flash

"Fifa është si mafia, nëse flet keq, vdes": i pezulluari Mino Raiola përgatit strategjinë për ta luftuar

Lapsi.al 6 February 2020
"Fifa është si mafia, nëse flet keq, vdes": i

Dritarja dimërore e merkatos ka përfunduar në kampionatet e mëdhenj të Europës e pikërisht në këtë moment është kthyer të flasë Mino Raiola, një nga aktorët kryesorë të transferimeve të gjysmës së Europës: "Nuk dua të jem arrogant, por këtë mënyrë të të bërit merkato e kam shpikur unë. Në sesione ngrihet sipari, por protagonistë si unë punojnë muaj më parë".

Deklaratat e gjigantit të menaxherëve nuk kalojnë kurrë pa vëmendje e ato të thëna për SportVoetbalMagazine nuk bëjnë përjashtim. Para sulmit direkt ndaj organit qeverisës të futbollit botëror, Raiola ka treguar mënyrën e tij të të bërit merkato: "Futbolli është bërë një shfaqje në të cilën unë jam aktiv prej 25 vjetësh. Eshtë si të shkosh në teatër: në 1° janar ngrihet sipario, por aktorët përgatiten për muaj të tërë.

Raiola pastaj ka folur për pezullimin për një vit nga FIFA, një vendim që menaxheri nuk e ka kapërcyer: "Fifa është si mafia. Nëse flet keq, vdes. Mund të bësh dy gjëra: ose lufta kundër Fifa, e është ajo që kam bërë për vite me pak sukses, sepse jam i vetëm; ose krijo një sistem të ri e puno. Ka ardhur momenti për një revolucion". Pezullimi nuk ndalon planet e betejës së Raiola: "Më kanë ndaluar për një vit në nivel botëror e tani po kërkojmë një vend nga ku të ndërhyjmë nga pas ndaj Fifa-s. Më lënduan dhe treguan se gjithcka kam menduar gjithnjë është e vërtetë. Dua të krijoj një sistem që të mund të bashkëekzistoj".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI