Flash

Favore arbitrale: skuadra më e favorizuar nuk është Juventus

Lapsi.al 6 February 2020
Favore arbitrale: skuadra më e favorizuar nuk është Juventus

Polemika e ngritur nga Rocco Commisso pas Juve-Fiorentina ka tërhequr vëmendjen për penalltitë e dhëna në Serie A. Nuk është Juventus klubi që ka marrë më shumë 11 metërsha: Lazio, me 13 penallti në favor e 2 kundër, dominon me +11. E ndjekin të shkëputura, Inter (+5), Roma (+3), Atalanta e Juventus (+2). Mes të mëdhave, Milan, 4 penallti në favor e 5 kundër, është në -1, ndërsa Napoli edhe më keq -2, ndërsa Fiorentina, që ngritir gjithë stuhinë kundër arbitrave, nuk ka një pasiv dramatik: ka marrë vetëm një penallti më shumë kundër se ka pro.

Kështu, rezulton se pesë skuadrat e para të kampionatit janë të vetmet me një diferencë pozitive. Nënshtrim psikologjik ndaj më të fortëve? Jo domosdoshmërisht, sepse Atalanta, Lazio, Inter, Juventus e Roma janë edhe, sipas rendit, skuadrat që kanë shënuar më shumë.

Kjo nuk mjafton për të afirmuar që bilanci i tyre pozitiv mes penalltive pro e kundër është një rrjedhojë logjike, si ka shpjeguar Sarri në përgjigje të polemikave pas Juve-Fiorentina: "Kemi luajtur 58 topa në zonën kundërshtare kundër 11 të tyre, kështu që rezultati është një rrjedhojë logjike".

Në fakt, duhet analizuar se kur një skuadër luan në zonën kundërshtare, përfiton më shumë shanse të marrë një penallti, e drejtë apo e gabuar qoftë. E kështu, pesë të zakonshmet janë në pozicionet e para të renditjes për topa të luajtur në zonën tjetër. Komandon Atalanta, me një mesatare superiore ndaj 32 për ndeshje, e ndjekin Roma, Inter, Lazio, Milan, Napoli, Juventus e, në vendin e tetë, Fiorentina.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI