Flash

"Arbitrimi në Serie A nuk është njësoj për të gjithë" edhe Fonseca përfshihet në polemika

Lapsi.al 6 February 2020
"Arbitrimi në Serie A nuk është njësoj për të

2020 e Romës ka nisur në mënyrën më të keqe e humbja e rëndë me Sassuolo e ka vënë në dyshim pozicionin e teknikut Fonseca. Portugezi ka marrë përgjegjësitë e tij, por i ka dërguar edhe një mesazh arbitrave: "Ndjej një lloj sulmi kundër Romës, por nuk humbëm për gabimet arbitrale kundër Sassuolo. Humbëm sepse luajtëm keq. Nuk më pëlqen të flas për arbitrat, por është e vështirë si një skuadër si e jona mund të ketë kaq shumë kartonë të verdhë. Kam parë shumë ndeshje në Itali e arbitrimet nuk janë kurrë njësoj, nuk ka një linjë të njëjtë".

Katër golat e pësuar nga Sassuolo kanë minuar siguritë e skuadrës verdhekuqe, por në Reggio Emilia ka qenë impakti me ndeshjen limiti i skuadrës së Fonseca, si kanë dëshmuar tre golat e marrë në vetëm 25 minuta: "Si trajner duhet të kuptoj cfarë ndodhi dhe është e thjeshtë në këtë rast - ka komentuar tekniku i Romës në konferencë për shtyp -. Gabuam taktikisht, unë ashtu si lojtarët. Eshtë një problem mënyra si filluam ndeshjen e kur gabon, si bëmë në dy golat e parë të pësuar, pastaj humbet ekuilibrin".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI