Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Pesë familje të shkatërruara: kush ishin nëntë viktimat e rrëzimit të helikopterit

Lapsi.al 27 January 2020
Pesë familje të shkatërruara: kush ishin nëntë viktimat

Nga aksidenti ajror që rrëzoi helikopterin e Kobe Bryant, bashkë me legjendën e NBA humbën jetën nëntë persona në total. Përveç legjendës së basketbollit dhe vajzës 13-vjeçare Gianna Maria Onore, në helikopterin e rrëzuar në kodrat e Calabasas, në Kaliforni ishin edhe dy shoqe të skuadrës së vajzës, Alyssa Altobelli - viktimë bashkë me prindërit dhe Payton Chester, me nënën e saj. Përveç tyre edhe ndihmës trajneri i ekipit të femrave të basketbollit dhe piloti.

Kush janë viktimat

Gianna Maria Onore BRYANT

Vajza e dytë e Kobe lindi në 2006. Ajo ishte 13 vjeç dhe u konsiderua një yll në zhvillim në basketboll, e vetmja nga katër vajzat e legjendës së basketbollit që kishte shfaqur pasionin e saj për sportin e koshit.

John ALTOBELLI

John Edward Altobelli ishte një trajner basketbolli me origjinë italiane. Ai ishte 56 vjeç dhe ishte trajneri historik i Orange Coast College, ku kishte drejtuar për 27 sezone. Në aksident ai humbi jetën së bashku me gruan e tij Keri dhe vajzën Alyssa. Ai la dy fëmijë të tjerë: Alexis dhe JJ.

Keri ALTOBELLI

Gruaja e John dhe nëna e Alyssa-s.

Alyssa ALTOBELLI

Vajza e John dhe Keri, shoqe skuadre e 13-vjeçares e Gianna Maria në Akademinë e Sporteve Mamba.

Christina MAUSER

Ajo ishte 38 vjeç, ishte asistent trajnere në basketboll në shkollën Harbour Day dhe gjithashtu punoi për ekipin e femrave të Mamba Academy të themeluar nga Kobe Bryant në vitin 2018. Ajo la burrin e saj Matt, i cili i pari konfirmoi lajmin e trishtuar në Facebook, dhe tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, më i rrituri 11 vjeç.

Sarah CHESTER

E ëma e Payton Chester, një tjetër vajzë viktimë në aksident. Fqinje në shtëpinë e Kobe Bryant në Orange County.

Payton CHESTER

Një tjetër shoqe e skuadrës së Gianna Maria, që e thërrisnin "Pay Pay". Vajza studionte në Saint Margaret Episcopal School.

Ara ZOBAYAN

Ishte 50 vjec, ishte një pilot ekspert në Island Express Helicopters, kompania pronare e mjetit që u rrëzua. Jetonte në jug të Los Angeles dhe ishte i mësuar të drejtonte fluturime me shikueshmëri të ulët, sic duket jo këtë radhë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46