Flash

Alarmi i KLSH: Shqiptarët konsumojnë peshk dhe midhje të pakontrolluara

Lapsi.al 22 January 2020
Alarmi i KLSH: Shqiptarët konsumojnë peshk dhe midhje të

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë përfundime trishtuese nga auditimit që ka kryer në vitin 2019 në sektorin e peshkimit dhe të akuakulturës në Shqipëri. Problemet kanë rezultuar duke filluar që nga fakti që Ministria e Bujqësisë ka dështuar në plotësimin e kuadrit ligjor dhe ligji i Akuakulturës i 2016-ës ende nuk ka gjetur zbatim.

Duke kaluar tek siguria ushqimore, në raportin e KLSH-së thuhet se "Qendra e grumbullimit të midhjes në Sarandë nuk siguron që e gjithë sasia e prodhuar e midhjeve të kalojë në qendër për certifikim, etiketim apo depurim sipas klasifikimit, pra sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore. Konsumatorët konsumojnë midhje pa asnjë kontroll”, theksohet në raport.

Mirëpo, problemet nuk mbarojnë këtu. në raport thuhet se "ekonomitë e rritjes së rasatit të Koranit në Lin dhe Krapit në Zvezdë nuk furnizohen mjaftueshëm me ujë dhe cilësia e tij nuk është në parametrat e duhura. Ekonomia e Linit nuk ka një mol i cili do të ndihmonte për të rritur efektivitetin e procesit të hedhjes së rasatit në liqen. Ekonomia e Zvezdës nuk punon me kapacitet të plotë pasi nuk arrin të furnizohet mjaftueshëm me ujë."

Më tej nënvizohet se anijet e peshkimit nuk kanë pajisjen përkatëse të identifikimit dhe lokalizimit automatik dhe mungesa e sistemit të sinjalizimit satelitor rrezikon të mbyllë eksportet e peshkut për Shqipërinë, duke e klasifikuar aktivitetin e peshkimit si të paligjshëm, të paregjistruar dhe të parregulluar.

Aktiviteti i peshkimit dhe akuakulturës nuk monitorohet me inspektim dhe kontroll 24 orë në 7 ditë, si rezultat inspektorët e peshkimit nuk mund të kontrollojnë peshkimin e paligjshëm.

Të këshilluara

VIDEO/ Studentët rikthehen në protestë

Studentët prej disa javësh kanë deklaruar se do të rikthehen te protestat masive kundër qeverisë. Të mërkurën, mbi 500 studentë të revoltuar në Fakultetin F...

10:16

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI