Flash

Shoqata e Arkitektëve: Dëmet e tërmetit nuk kanë lidhje me punën tonë

Lapsi.al 21 January 2020
Shoqata e Arkitektëve: Dëmet e tërmetit nuk kanë lidhje me

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë e cila përfshin më të madhe të arkitektëve të licencuar në vend ka reaguar pas hetimeve që po kryen prokuroria në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive për dëmet e tërmetit. Në një deklaratë të kësaj shoqate thuhet se përgjegjësitë profesionale të arkitektit si projektues i lirë janë individuale të ndërlidhura me pikat e licencës profesionale të cilën shteti ja jep dhe njeh gjatë ushtrimit të profesionit.

Shoqata thotë se sipas ligjeve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, arkitekti nuk ka kompetenca profesionale dhe ligjore, që lidhen me hartimin e projektit konstruktiv të ndërtesës dhe për rrjedhoje nuk mund të ngarkohet me asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale të lidhur me qëndrueshmërinë statike dhe sizmike tërësore apo pjesëve të veçanta të saj.

Shoqata e arkitektëve e mbështet nxjerrjen e përgjegjësive profesionale të lidhura me dëmet e tërmetit, por thotë se çdo hetim duhet të jetë i mbështetur me ekspertizën serioze profesionale sipas metodologjise së përcaktuar nga organet shtetërore lidhur me fazat e përcakimit të dëmeve si akt – konstatimi; akt- ekspertimi, të drejtuara dhe koordinuara nga institucioni përgjegjës, Instituti i Ndërtimit me grupet e ekspertëve të autorizuar nga Institucionet e shtetit.

"Por në as edhe një rast dëmet fizike të godinës nuk kanë lidhje me profesionin e arkitektit” – thuhet në deklaratë duke nënvizuar se "marrja e masave ekstreme nga institucionet ligjzbatuese pa u thelluar më parë në metodologjinë dhe procesin e përgjegjësive të dëmeve të tërmetit sipas fazave të përcaktuara me ndalime, me arrest apo tjetër, është e papranueshme në një shoqëri të lirë sepse shkakton dëme traumatike për jetën dhe aktivitetin profesional individual apo familjar, për secilin qytetar dhe profesionist të lirë të këtij vendi” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e shoqatës së arkitetëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vdes një foshnjë 3 muajshe në Librazhd

Një foshnjë tre muajshe ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Librazhdit. Foshnja mësohet të ketë arritur i pajetë në spitalin e Libra...

14:34

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI