Flash

Detaje nga hetimet/ Nën vëzhgim nga policia, por u ekzekutua në mes të Tiranës

Lapsi.al 21 January 2020
Detaje nga hetimet/ Nën vëzhgim nga policia, por u ekzekutua në

Vrasja mafioze e 28-vjeçarit në zonë e Astirit mbrëmjen e së hënës dyshohet se ka si motiv kryesor trafikun e lëndëve narkotike.

Kjo është një nga pistat e hetimit ku është përqendruar policia e Tiranës në lidhje me ekzekutimin e Vilson Tafçiut, i cili prej disa vitesh ka jetuar në Francë dhe Belgjikë.

Për ngjarjen e rëndë është shpallur në kërkim policor një person me inicialet N.D., që dyshohet se ka nxjerrë në pritë të riun me origjinë nga Peshkopia.

Për shkak të problemeve me drejtësinë, Vilsoni kishte ndryshuar edhe mbiemrin e tij disa vite më parë nga Vilson Noka në Tafçiu. Ky i fundit ka pasur një të shkuar kriminale. Ai dyshohet si i përfshirë në trafiqe droge, si heroinë dhe marijuanë ndaj edhe është deportuar nga Franca më 6 nëntor të 2018 pasi kishte kryer 8 muaj burg.

“Vilsoni ishte klient i rregullt i lokalit”- thanë dëshmitarët në komisariatin nr. 6.

Ai u thirrur nga një person i gjatë dhe ndërmjet tyre nuk ka patur tension apo konflikt fizik. 28-vjeçari u ngrit qetësisht nga bari, por që gjet i pajetë nga personat e shumtë që ishin në lokal.

Abc News ka mësuar nga grupi hetimor se Vilson Noka Tafçiu dyshohet të ketë qenë nën hetim edhe si anëtar i një grupi kriminal të arrestuar nga Policia e Shtetit së fundmi për trafik droge.

Këto prova janë zbuluar nga përgjimet ambientale të kryera nga Forcat Operacionale Speciale.

28-vjeçari i shpëtoi prangosjes por që mbahej në monitorim nga sektori i narkotikëve, i dyshuar se ishte pjesë në trafikun e drogës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes uniformat blu sekuestruan një pistoletë TT që nuk dihet nëse i përket autorit apo viktimës, e cila u dërgua për ekspertizë balistike në Laboratorin e Policisë Shkencore.

Gjithashtu u gjet edhe një automjet që dyshohet se u përdor nga autorët për të shkuar pranë vendit të krimit, ndërsa janë administruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë jo vetëm të ambienteve të lokalit por edhe të rrugëve dytësore që lidhen me zonën e Astirit. /abcnews.al

Të këshilluara

Vdes një foshnjë 3 muajshe në Librazhd

Një foshnjë tre muajshe ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Librazhdit. Foshnja mësohet të ketë arritur i pajetë në spitalin e Libra...

14:34

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI