Në përvetorin e nëntë të vrasjes së katë demostruesve në 21 janar, gazeta Dita që mban një qëndrim koherënt ndaj kësaj masakre, ndryshe nga shumë opozitarë të tjerë që tashmë e kanë "dredhur" ka denoncuar edhe njherë gradimin e njërit prej gardistëve që bënte pjesë në grupin e zjarrit, të cilin PS e ka bërë kryebashkiak të Matit. Fjala është për Agron Malajn, të cilin rillindja jo vetëm e kandidoi për votimet e 30 qershorit, por kryeministri Rama e mbrojti edhe publikisht duke pretenduar se ai nuk kishte asnjë faj.

Duke u nisur nga këto justifikime Dita ka publikuar sot faksimilet e pagave shpërblim që mori në 2011 ish gardisti sot kryetar bashkie
"Një dokument i brendshëm i Gardës së Republikës botuar nga DITA tregon listën e oficerëve të shpërblyer të Gardës pjesëmarrës në vrasjet dhe plagosjet e protestuesve në 21 janar 2011.
Dokumenti i datës 26 janar 2011 mban firmën e kreut të Gardës Ndrea Prendi dhe bazohet në një vendim të Këshillit të Ministrave firmosur në 22 janar 2011 vetëm një ditë pas ekzekutimeve përpara Kryeministrisë.
Në dokument gjendet edhe emri i oficerit Agron Malaj, sot kryetar i Bashkisë së Matit, i kandiduar 30 qershorin e shkuar nga Rilindja.
Por Malaj jo vetëm rezulton në këtë listë shpërblimesh, por është klasifikuar tek ata që kanë marrë 4 paga shpërblim, pagesë të cilën e kanë marrë vetëm drejtuesit e Gardës dhe ata që kanë shtirë mbi turmën" shkruan gazeta.
Pra thënë shkurt hipokriza nuk ka fund. Ai që u shpërblye monetarisht njësoj sa përgjegjësit e masakrës, sot përpos parave, ka marrë edhe shpërblimin politik të Edi Ramës. Por ironia nuk perfundon ketu.
Partia Demokratike qe dje e shperblente i ka kerkuar pak dite me pare Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të kryebashkiakut të Matit, ish-gardistit Agron Malaj duke e bere ate kryebashkiakun e pestë të denoncuar pas 30 qershorit.
©Lapsi.al