Flash

28-vjeçari i vrarë në Tiranë me 2 mbiemra, i deportuar nga Franca dhe i kapur me 200 kg kanabis

Lapsi.al 20 January 2020
28-vjeçari i vrarë në Tiranë me 2 mbiemra, i deportuar nga

Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, aty ku mbeti i vrarë 28- vjeçari Vilson Tafçiu (Ndokaj). Ai ka qenë akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili u godit në qershor 2018.

Ky grup ushtronte aktivitetin e tij kriminal në qytetet Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Malësi e Madhe. Gjatë kontrollit në makinat që ata udhëtonin u sekuestruan 200 kg kanabis, 2 pistoleta, 1 kuti me 20 fishekë, 1 automjet tip Benz Mercedes, 1 BMW, 7 Telefona celularë, një sasi lekësh dhe një radio marrëse e njëjtë si ato të policisë.

Mësohet se viktima ka qenë i deportuar në vitin 2018 nga Franca për trafik droge, ndërsa përdorte të dy mbiemrat, Noka dhe Tafçiu. Me origjinë nga Dibra ai kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh.

Mbrëmjen e së hënës Tafçiu ishte duke pire kafe me një vajzë në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë, kur është thirrur nga një person. Ai ka dalë jashtë dhe është qëlluar me breshëri plumbash. Ngjara ka ndodhur rreth orës 20 e 45 minuta në një rrugicë, në afërsi të lokalit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

“Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, - njoftoi policia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI