Flash

Detajet nga vrasja në Tiranë/ Në kafe me një vajzë, e thirrën jashtë dhe e qëlluan (FOTO+VIDEO)

Lapsi.al 20 January 2020
Detajet nga vrasja në Tiranë/ Në kafe me një vajzë, e

Mësohen detaje të reja nga vrasja që ndodhi në zonën e Astirit në periferi të Tiranës mbrëmjen e së hënës. Sipas policisë gjithçka ndodhi rreth orës 20.45 në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta. Viktima është Vilson Tafçiu i cili është qëlluar me 2 plumba.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se ai ishte ulur në kafe me një vajzë, por dikush e ka nxjerrë jashtë dhe më pas e kanë qëlluar me armë. Për shkak të plagëve i riu ka humbur jëtën në vend. Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna për grumbullimin e çdo prove që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve” – thotë policia. ©LAPSI.al

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-20-at-21.10.48.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI