Flash

Linjë ajrore Prishtinë – Beograd/ Vuçiç: Evituam njohjen e Kosovës

Lapsi.al 20 January 2020
Linjë ajrore Prishtinë – Beograd/ Vuçiç: Evituam

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka komentuar nga Zvicra marrëveshjen Kosovë – Serbi të nënshkruar në Berlin për vendosjen e një linjë fluturimi në relacionin Prishtinë – Beograd.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje është evituar njohja e pavarësisë së Kosovës. Vuçiç, që është kritikuar se pse kompania Air Serbia nuk do të jetë operatori, por kompania gjermane, ka thënë se në këtë mënyrë është evituar njohja e Kosovës.

“Air Serbia do duhej të nënshkruante të gjitha dokumentet me shtetin e Kosovës. Do të duhej të bënte marrëveshje me aeroportin Adem Jashari, por edhe me Kosovën si shtet, do duhej ta pranonim se hapësira ajrore nuk është nën kontrollin tonë.

Për këtë ne kërkuam dhe luftuam që ta involvojmë KFOR-in, ta kemi një ndërmjetës që me rezolutën e OKB-së është përgjegjës për atë hapësirë”, - ka deklaruar Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI