Flash

Si u ekzaltuan Endri Fuga e Taulant Balla para se Bild ta fshinte shkrimin

Lapsi.al 20 January 2020
Si u ekzaltuan Endri Fuga e Taulant Balla para se Bild ta fshinte shkrimin

Socialistët që e patën etiketuar Bildin si një tabloid shpifës nën frymëzimin e liderit të tyre që premtoi se do ta hidhte në gjyq gazetarin e saj Peter Tiede, nxituan ta reabilitojnë atë të dielën. Menjëherë pasi tabloidi gjerman publikoi artikullin për lobimin rus të PD që e fshiu disa orë më pas edhe shefi i deputetëve Taulant Balla edhe drejtori i propagandës në kryeministri, Fuga i bënë jehonë të madhe shkrimit që pati vetëm disa orë jetë.

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga shkoi deri tek thirrja ndaj demokratëve pëe të rrëzuar Bashën. Ai ironizoi kryetarin e PD-së:"Jo per gje, por sic thote  Lulzim Basha kur e shkruan Bild eshte e vertete dhe tani Bild thote se Basha perdori 675 mije euro kunder integrimit te Shqiperise. Ne 2019 Lulzim Basha tentoi te digjte Shqiperine duke u justifikuar me artikujt e Bild. Por 2020 filloi me faktet e Bild qe bien mbi Lulin dhe PD, te cilet paguan mbi gjysem milione euro kunder integrimit te Shqiperise" ka shkruar Fuga duke shtuar:"Ndryshe nga Lulzim Basha qe perdori artikullin e Bild per te tentuar rrezimin me dhune te qeverise legjitime, PD do e rrezonte me vote liderin qe fle, po t’i jepej mundesia e zgjedhjes. Sidomos pas artikujve te Bild e Times qe thane haptas te verteten qe Luli tenton te fshehe".

Më i nxituar u tregua Taulant Balla që e postoi i pari artikullin e Bild: "BILD-i gjerman zbardh dosjen kriminale “Basha-675mijë dollarë...Partia Demokratike e Shqipërisë është sot nën një akuzë tepër të rëndë të provuar botërisht' postoi ai.

Tani që Bild e zhduku shkrimin nga faqja i bie që dhe Endri e Taulanti ti fshijnë statuset e tyre.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kosova pa qeveri, Kuvendi nis punën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit, ndonëse dy partitë kryes...

08:30

Të shtëna armësh në Tiranë, 2 të plagosur

Një burrë dhe një grua janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Alliasit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Njazi Meka’ dhe janë...

22:15

Mjegull e pazakontë mbulon Tiranën (FOTO)

Kryeqyteti është pushtuar mbrëmjen e sotme nga një mjegull e dendur. Siç shihet edhe në foto rrugët nuk dallohen për shkak të mjegullës. Qarkullimi ësht...

21:44

Dhunohet dhe grabitet kambisti në Durrës

Një kambist është grabitur pasditen e së shtunës në lagjen Nr.13, Durrës. Sipas policisë, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 eur...

18:07

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI