Flash

FOTO/ Ky është çifti që u plagos nga grabitësit në Tiranë

Lapsi.al 20 January 2020
FOTO/ Ky është çifti që u plagos nga grabitësit

Petrit dhe Afërdita Laze janë çifti që mbeti i plagosur nga grabitësit, në shtëpinë e tyre në zonën e Alliasit. Çifti me origjinë nga Skrapari jeton në Tiranë prej vitit 1995 dhe prej kohësh ushtrojnë biznesin e tyre për prodhime buke.

61-vjeçari Petrit Laze i është nënshtruar gjatë natës një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi është në gjendje më të rëndë. Ndërsa Afërdita Laze 58 vjeçare ka vetëm një plumb në këmbë dhe po u nënshtrohet ekzaminimeve. Ata u qëlluan me pistoletë nga grabitësit kur u pikasën nga çifti.

Të plagosurit kanë edhe një vajzë e cila ka dhënë dëshminë e saj. Dyshohet se një nga grabitësit është i afërm me çiftin Laze, pasi ata të dielave udhëtonin jashtë qytetit dhe autorët dinin mirë ku të kontrollonin për paratë apo sendet me vlerë në banesë. Sipas së njëjtave burime dyshohet se grabitësit kanë qenë më shumë se 2.

Policia ka marrë në pyetje vajzën 17- vjeçare të çiftit të biznesmenëve pasi dyshohet se është dëshmitarja kryesore e ngjarjes. Ajo nuk u prek nga grabitësit.

Khoo

Të këshilluara

Të shtëna armësh në Tiranë, 2 të plagosur

Një burrë dhe një grua janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Alliasit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Njazi Meka’ dhe janë...

22:15

Mjegull e pazakontë mbulon Tiranën (FOTO)

Kryeqyteti është pushtuar mbrëmjen e sotme nga një mjegull e dendur. Siç shihet edhe në foto rrugët nuk dallohen për shkak të mjegullës. Qarkullimi ësht...

21:44

Dhunohet dhe grabitet kambisti në Durrës

Një kambist është grabitur pasditen e së shtunës në lagjen Nr.13, Durrës. Sipas policisë, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 eur...

18:07

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI