Flash

Detaje të reja/ Dritan Dajti u dërgua në 2 klinika private për sytë dhe alergjitë

Lapsi.al 19 January 2020
Detaje të reja/ Dritan Dajti u dërgua në 2 klinika private

Emri i Dritan Dajtit vazhdon t’i sjellë telashe policisë. I dënuar me 4 burime të përjetshme, dhe më pas me një dënim që ka zbritur në 25 vite burgim për vrasjen e katër policëve, Dritan Dajti ju ka hapur probleme edhe efektiveve të policisë së burgjeve. ShÇBA ka kallëzuar ne prokurori emrat e efektiveve të policisë së burgjeve.

Prokuroria nisi hetimet për dyshimet e shpërdorimit të detyrës ndaj disa ish-zyrtarëve të policisë së burgut të Peqinit dhe efektivëve të policisë së burgjeve që dyshohen se kanë shkelur detyrën pasi shoqëruan për vizita mjekësore në Tiranë Dritan Dajtin. Por nga shkresat e sekuestruara rezulton se vizita e Dritan Dajtit në Tiranë ishte aprovuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve referuar dëshmisë së shefit të policisë Peqin, Hysni Ndreu .

Ai ka deklaruar se institucioni qendror ishte njoftuar për shoqërimin nën masa të rrepta sigurie drejt kryeqytetit. Hetimi nisi pas gjetjeve të shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve që konkludon se të dyshuarit e kanë dërguar Dajtin për dy konsulta në klinika private duke shmangur spitalet shtetërore.

Por njëri nga mjekët e burgut që është nën hetim deklaron se i burgosuri ka shprehur shqetësime shëndetësore sikurse dhimbje koke dhe çrregullime me shikimin.

Ndaj edhe mjeku kishte firmosur sipas tij një konsultë tek okulisti të cilën Dajti kishte kërkuar ta kryente në një klinike private në Tiranë. Më tej të burgosurit i është lejuar edhe një konsultë në një klinikë për alergjinë. Por nga shkresat e sekuestruara rezulton se për këto vizita është vënë në dijeni edhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve me një shkresë me protokoll 1026.

Prokuroria thotë se njësia operacionale e burgjeve rezulton t’i ketë marrë të gjitha masat e duhura për vizitën mjekësore të Dajtit, ku fillimisht ai është ndaluar pranë poli-ambulancës pranë 21 dhjetorit. Në denoncim thuhet se personat që janë referuar për hetim nuk e kanë vlerësuar si duhet situatën, dhe se njoftimi i lëvizjeve të të dënuarit nga salla e informacionit drejtuar eprorëve është bërë me mesazh. /Top Channel

Të këshilluara

Dhunohet dhe grabitet kambisti në Durrës

Një kambist është grabitur pasditen e së shtunës në lagjen Nr.13, Durrës. Sipas policisë, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 eur...

18:07

Dinamika/ Si ndodhi atentati mafioz në Vlorë

Objektiv i atentatit në Vlorë ishte një person që 3 ditë më parë ishte liruar nga burgu. Nikollaq Çepaj dhe Roland Çepaj janë qëlluar me armë teksa po pinin kaf...

20:40

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI