Flash

Thaçi fton Kurtin në mesditë/ Kreu i VV: Qasja e LDK “merre ose lëre”, do të thotë “lëre” (VIDEO)

Lapsi.al 20 January 2020
Thaçi fton Kurtin në mesditë/ Kreu i VV: Qasja e LDK

Pas dorëzimit të propozimit nga Vetëvendosje, presidenti Hashim Thaçi ka ftuar Albin Kurtin për t’i dorëzuar dekretin presidencal të mandatarit të qeverisë së re. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 12.00 të së hënës në Presidencë.

Ndërsa Albin Kurti ka sqaruar nëpërmjet një videomesazhi se Vetëvendosje ka dorëzuar letrën për vendimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai thotë se ky vendim nuk ishte dorëzuar tek presidenti për shkak se e kanë pritur LDK-në që të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Në mbledhjen konstituive të Kuvendit me 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te Presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake, dhe, tani, dy javë pas atij takimi katër minutësh, ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re”, - ka thënë Kurti.

Ai i ka bërë sërish ftesë LDK-së, por nuk i kursen thumbimet për sjelljen e saj.

“Ata s’e kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse, ndryshe nga dakordimi, nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm. Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra, qasja “Merre ose lëre”, do të thotë “lëre”.

Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë” – thotë Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kosova pa qeveri, Kuvendi nis punën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit, ndonëse dy partitë kryes...

08:30

Të shtëna armësh në Tiranë, 2 të plagosur

Një burrë dhe një grua janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Alliasit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Njazi Meka’ dhe janë...

22:15

Mjegull e pazakontë mbulon Tiranën (FOTO)

Kryeqyteti është pushtuar mbrëmjen e sotme nga një mjegull e dendur. Siç shihet edhe në foto rrugët nuk dallohen për shkak të mjegullës. Qarkullimi ësht...

21:44

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI