Flash

“The Economist”: Bisedimet për Shqipërisë në BE, sfilitëse dhe të keqadministruara

Lapsi.al 22 January 2020
“The Economist”: Bisedimet për Shqipërisë në BE,

Në një artikull të shkruar nga e prestigjiozja “The Economist” thuhet se bisedimet për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriut kanë qenë të keqadministruara.

Në shkrimin e “The Economist” përshkruhet ngjarja e vitit 1960 kur Charles de Gaulle bëri Harold Macmillan të qante, kur presidenti francez pengoi përpjekjet e Britanisë për t’u bashkuar me atë që ishte atëherë “Tregu i Përbashkët”. Gjatë shkrimit theksohet se gjeopolitika për Europën nis në shtëpi për arsye se zgjerimi është gjithnjë një temë delikate.

Më pas shkrimi flet për aderimin “big bang” të vitit 2004, kur 10 vende kryesisht nga Europa Qendrore dhe Lindore u bashkuan, ndërkohë që ishte menduar të ishte një bashkim i Europës, por përkundrazi ajo çoi në thyerje të reja midis lindjes dhe perëndimit.

Diplomatët u bënë shumë më pak diplomatikë në lidhje me Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat u bashkuan në vitin 2007, duke thënë se “entuziazmi i tyre për luftën kundër korrupsionit u zbeh me ritme shumë të ngadalta” pas hyrjes në BE.

Lidhur me aderimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut artikullin e “The Economist” dëshmohet edhe njëherë se procesi mund të jetë polemik dhe sfilitës. Megjithatë pas ngërçit të ardhur nga kundërshtia e Presidentit francez Emmanuel Macron, tashmë përpjekjet për të zhdukur dëmin e kryer prej tij kanë filluar me seriozitet, shkruan “The Economist”

Nën administrimin e ri komisioni duket i vendosur të ndjekë një strategji “gjeopolitike”, i cili do të zbulojë deri në fund të muajit reformat për procesin e pranimit, të dizajnuara për të qetësuar presidentin francez dhe aleatët e tij.

Gjatë samitit që pritet të organizohet në pranverë të këtij viti do të pastrohet rrëmuja e bërë deri më sot si dhe pritet që palët të bien dakord për rregullat e reja të pranimit.

Gjithashtu në muajin Maj në Zagreb pritet të arrihet diçka më konkrete kur 27 anëtarët e bllokut do të takohen me fqinjët e tyre nga Ballkani Perëndimor për një konferencë tjetër, shkruan “The Economist”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI