Flash

FOTO/ Vrasja mafioze e shqiptarit në Londër, pranga një suedezi

Lapsi.al 22 January 2020
FOTO/ Vrasja mafioze e shqiptarit në Londër, pranga një suedezi

Një i ri suedez është arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri në prag të Krishtlindjes në Britani. Daily Mail raporton se ne pranga eshte vene nje 22 vjecar. Ai u arrestua nga Policia Daneze ndërsa po kthehej nga një udhëtim në Tajlandë.

“Një 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arresti Evropian, i dyshuar për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai eshte në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit për në Mbretërinë e Bashkuar” - tha një zëdhënës i policisë britanike.

Mediat shkruajnë se bëhet fjale per Anis Hemissi, 22 vjeç, një ‘kikboksier’ nga Suedia qe është arrestuar për vrasjen brutale të ‘’mbretit” shqiptar të drogës Flamur Beqiri. Hemissi, u arrestua në aeroportin e Kopenhagenit të hënën gjatë natës.

Në vitin 2008 Flamur Beqiri ishte një nga burrat më të kërkuar në Suedi pasi detektivët thanë se ai ishte pjesë e një bande ndërkombëtare të kontrabandës së drogës që transferoi 2 milion paund kanabis në Skandinavi. Emri i tij, sipas hetimeve ishte i lidhur ne disa vrasje të bandave në Suedi. 

Beqiri, vella i modeles se njohur Mise Beqiri dhe baba i dy fëmijëve u vra përpara gruas së tij Debora Krasniqi dhe fëmijës së tij, jashtë shtëpisë së tyre në Jug-Perëndim të Londrës, në 24 dhjetor.

Alex Beqiri (Flamur) and wife Debora Krasniqi. The 36-year-old was targeted as he returned to his townhouse in Battersea, South London, with his wife and young son just before 9pm

The crime scene where Flamur Beqiri, 36, a father of one, was murdered on December 27, 2019 in south-west London, England. Beqiri was shot dead outside his home on Battersea Church Road on Christmas Eve

Mr Beqiri, who was also known as Alex, was the brother of Real Housewives of Cheshire star Missé Beqiri (pictured)

Flamur (Alex) Beqiri (pictured). The Swedish national is the brother of former Real Housewives of Cheshire star Misse Beqiri

Mr Beqiri and his TV star sister MisséMr Beqiri shared a picture of himself and his sister on Facebook

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI