Flash

Njoftim i policisë/ Mjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohen të kalojnë në Kapshticë

Lapsi.al 4 January 2020
Njoftim i policisë/ Mjetet e tonazhit të rëndë nuk do

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, njofton sot të gjithë drejtuesin e mjeteve të tonazhit të rëndë se nuk do lejohen të shkojnë në Greqi.

Shkak për këtë bllokim është bërë pasi kërkohet të shmanget vështirësia në qarkullim, si pasojë e akullit në rrugë.

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë.

Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë. Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës”, shkruhet në njoftim.

Të këshilluara

Tiranë, aksident në mesnatë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së te premte tek “Rruga Bardhyl”, në Tiranë. Një mjet është përplas me një triçikël, nga ku kanë mbetur të...

09:30

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI