Flash

Me shpejtësi të 'çmendur' në rrugët e Tiranës, policia pezullon 8 patenta

Lapsi.al 4 January 2020
Me shpejtësi të 'çmendur' në rrugët e

Policia Rrugore ka dalë me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen nga drejtuesit e mjeteve lëvizin me shpejtësi që varion nga 141 km/h deri në 170 km/h.

Si rezultat, vetëm mbrëmjen e djeshme janë pezulluar 8 Leje drejtimi.

Por, prej mëngjesit të datës 3 janar 2020 deri në darkë, në të gjitha rrugët e qytetit janë ushtruar kontrolle me radar Trucam dhe janë pezulluar 6 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionin nga 30 deri në 40 km/h më shumë se norma e lejuar brenda në qytet; 22 masa te tjera për shpejtësi pa sanksion plotësues si dhe 13 masa administrative për mos rregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, veçanërisht ne qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimit të këmbësoreve, raste për te cilat parashikohet një dënim me gjobë nga 10 000 – 40 000 lekë të reja.

Kontrollet po vijojnë edhe me Drager për të parandaluar ngjarjet rrugore qe vijnë si pasojë e drejtimit te mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike.

Deri në këto momente janë arrestuar në kushtet e flagrancës 10 drejtues mjetesh, nga te cilat 6 te pa pajisur me leje drejtimi dhe 4 drejtues mjetesh ne gjendje te dehur.

Nisur edhe nga aksidentet e ndodhura në ditët e para të vitit të ri, si dhe nga konstatimet e shkeljeve të shumta, të cilat janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës, Policia Rrugore do monitorojë me radarë rrugët e urbane dhe interurbane të Tiranës, me qëllimin e vetëm parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja fatale për jetën dhe shëndetin e përdorueseve te rrugës.

Të këshilluara

Tiranë, aksident në mesnatë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së te premte tek “Rruga Bardhyl”, në Tiranë. Një mjet është përplas me një triçikël, nga ku kanë mbetur të...

09:30

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së

Është ndarë nga jeta ish-deputeti demokrat Ali Gripshi në moshën 50 vjeçare. Mësohet se Gripshi ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. Ai ka qenë deputet i...

23:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI