Flash

Arrestohen të dy drejtuesit e automjeteve pas aksidentit me 2 viktima

Lapsi.al 2 January 2020
Arrestohen të dy drejtuesit e automjeteve pas aksidentit me 2 viktima

Pas aksidentit të rëndë me 2 viktima që ndodhi pasditen e së enjtes në Tiranë, policia ka njoftuar arrestimin e Edmond Muratit 36 vjeç dhe Etjon Lazrit, 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. Arrestimi në flagrancë u krye pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Sipas policisë rreth orës 15.00 në rrugën "Xhanfize Keko" Edmond Murati ka qenë duke drejtuar automjetin tip Volksëagen me targa AA 758 YZ i cili ka qenë duke udhëtuar nga Porcelani në drejtim të sheshit "Shtraus".

Ai është përplasur me automjetin tip Volkswagen me ngjyrë gri me targa AA 544 SX e drejtuar nga shtetasi Etjon Lazri ku si pasojë e përplasjes automjeti me targa AA544SX ka aksidentuar këmbësorët Erion Balla 36 vjec nga Rresheni, Mirdite dhe Hidajete Salliu 72 vjece banuese ne Tirane që kanë humbur jetën në vend. “Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve E. M dhe E. L për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë.

https://video.syri.net/upload/videos/2020/01/vN9na1VJuFsTxcXCZBV3_02_8e2b46faaa9ff309e4aebf1229716870_video_360p_converted.mp4

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI