Merr flakë natën e ndërrimit të viteve kisha e Shëlbuemit në Zhejë të Kurbinit.
Sipas raportimeve paraprake, shkak për zjarrin janë bërë kapsollet dhe fishekzjarret që dhe pse u ndaluan nga qeveria ka patur kudo në Shqipëri, sidomos në zonën e Kurbinit, ku nuk kanë munguar as të shtënat me armë zjarri.
Roja i kishës, i cili vuri re i pari flakët, njoftoi policinë dhe zjarrëfikësen e Laçit, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e flakëve, është dëmtuar çatia e kishës.
Ja pamjet:
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/GxpswKFnH6sHSiT9g5l1_01_507a61c7a8daf9fb8691a897050ea0bb_video_360p_converted.mp4"][/video]