Flash

Pasaportat/ Engjëll Agaçi fiton një tjetër duel me Gent Cakajn

Lapsi.al 31 December 2019
Pasaportat/ Engjëll Agaçi fiton një tjetër duel me Gent

Në ministrinë e jashtme vazhdon 'lufta" mes përfaqësuesit zyrtar të cilit Rama i ka lënë drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësuesit okult që drejton realisht punën, sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Bardh Agaçi. Kjo gjë është vënë re edhe me sagën e pasaportave diplomatike dhe shërbimit të cilave qeveria shqiptare ka vendosur t'ua shtyjë me një vit vlefshmërinë.

Rama pasi përkrahu urdhrin dhe thirrjen publike të ministrit të jashtëm në detyrë, Gent Cakaj për heqjen e pasaportave diplomatike për më shumë se 350 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, ka dëgjuar gjithë ankesat e bosëve të mediave dhe biznesit që i kanë fryrë në vesh Agaçit duke shfuqizuar vendimin e parë dhe shtyrë atë deri në dhjetorin e vitit tjetër.

Në prill të këtij viti, Cakaj kërkoi publikisht që ish-deputetë, gjyqtarë, rektorë, biznesmenë, drejtorë të rëndësishëm dhe përfaqësues të mediave të dorëzojnë urgjentisht pasaportat diplomatike apo ato të shërbimit.

Ekskluzive/ Sherri me Ramën. Gent Cakaj drejt shkarkimit

Por që atëherë mardhëniet mes Ramës dhe Cakajt sikurse ka njoftuar Lapsi.al (linku lart) nuk janë më të njëjtat. Dhe tashme përmes një vendimi të botuar në fletoren zyrtare, kryeministri lejon poseduesit e këtyre pasaportave t’i mbajnë deri në dhjetor të vitit 2021.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI