Flash

Komenti/ Atantati ndaj kryebashkiakut, njolla e turpit më e madhe se ajo e gjakut

Lapsi.al 31 December 2019
Komenti/ Atantati ndaj kryebashkiakut, njolla e turpit më e madhe se ajo e

Pavarësisht se nga pikpamja njerëzore bilanci i atentatit të sotëm brenda zyrës se kryebashkiakut të Lushnjes është i rëndë për Fatos Tushen që përfundoi me një cifël granate në gjoks, në këndvështrimin politik, njolla e turpit në karrierën e tij është më e madhe se ajo e gjakut mbi trup.

Ajo që ndodhi sot e rendit Tushen, me dy mandate të fituara dhe një palë zgjedhje pa garë në 2019, në aradhën e rilindasve që kanë lidhje të forta me krimin. Dhe kjo jo vetëm për faktin se Partia Demokratike se akuzoi sot ish shoferin Gëzim Saraçi (majtas ne foto) si bashkëpunëtor të Tushes.

"Të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni. Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij" thuhej në deklaratën e opozitës.

Lexo me tej:

Gjithçka duhet të dini për atentatin në Lushnje/ Pazaret e prishura mes Tushes dhe ish-shoferit

Por, përveç këtyre pretendimeve të PD ka disa pyetje që inkriminojnë drejtëpërdrejt kryebashkiakun Tushe.

Nga informacionet del se ish shoferi dhe miku i tij e ka kërcënuar atë kohë pas kohe, pse Fatos Tushe nuk ka bërë denoncim si një qytetar i rregullt? Pse ai mjaftohet të thotë sot se e dinte që ish shoferi ishte impulsiv, por nuk e mendonte që do shkonte deri këtu? Pse edhe i larguar nga puna para dy vjetësh, Gëzim Saraçi ka vazhduar të paguhet në bashki dhe me çfarë e kërcënonte shefin e saj për tu rikthyer në vendin e punës?

Por, mbi të gjitha pse si kryebashkiak, Tushe, kishte punësuar një njeri me të shkuar të errët dhe të dënuar më parë nga drejtësia italiane?

Pa zbardhjen e këtyre pikpyetjeve, para se të trajtohet si viktimë, Fatos Tushe duhet të shihet si një politikan me lidhje të dyshimta me botën e errët, i cili në traditën më të keqe të rilindasve, i tregon publikut një fytyrë të ndryshme nga ajo realja. Ndaj ai duhet parë përtej viktimizimit të njollës se gjakut, që shkaktoi një cifël granate mbi trupin e tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI