Aleksandar Vuçiç nuk lodhet më shumë se si vllau i tij Edi Rama, për të gjetuur epitetet që përfikuzojnë Albin Kurtin. Rastësisht apo jo, ata janë hedhur në një sulm të përbashkët ndaj kreut të Vetëvendosjes. Ndërsa dje kryeministri ynë e ironizoi Kurtin si njeri që vë para interesit të Kosovës interesin e tij, po të njëjtën ditë në një intervistë për gazetën Blic, Vuçiç pasi pohoi se nuk ishte takuar kurrë me albinin e konsideroi atë si një neo marksist. Por po si neo makksist, pra njësoj e kishte përkufizuar atë edhe Rama duke stigmatizuar neo marksistët që janë për proteksionizëm.
Pra Rama dhe Vuçiç jo vetëm që ndihen të shqetësuar nga mundësia e kryesimit të qeverisë së Kosovës prej Kurtit, por ata kanë rakorduar edhe armët politike si ta luftojnë atë.
©Lapsi.al