Flash

Mediat turke zbulojnë SKANDALIN/ “Gylenisti” u mor në Shqipëri nga Shërbimi Sekret i Turqisë

Lapsi.al 2 January 2020
Mediat turke zbulojnë SKANDALIN/ “Gylenisti” u mor në

Mësuesi 42-vjeçar turk Harun Çelik u mor në Shqipëri nga Shërbimi Sekret i Turqisë. Edhe në rastin tonë është ndjekur i njëjti skenar si në Kosovë. Skandalin e publikojnë vetëm mediat turke. CNN Turk shkruan se “terroristi i FETO i arratisur u soll në Turqi nga Shqipëria në një operacion të MTI (Organizata Kombëtare e Inteligjencës)”.

CNN Turk shkruan se Çelik u ndoq nga pas nga mbështetës të tij të cilët i bënin thirrje që të bënte sikur i binte të fikët për të vonuar ekstradimin”. Mediat turke përmendin edhe burgimin e tij për 5 muaj në Shqipëri me dokumente të falsifikuara.

Edhe “Haber” shkruan se organizata FETO u përpoq ta pengonte ekstradimin e Çelik, por nuk ia doli dot. Edhe kjo media flet për përfshirjen e Shërbimit Sekret të Turqisë në operacion.

Pyetja është se mbi cilën bazë ligjore një shërbim sekret i huaj mund të veprojë lirisht në vendin tonë? Policia shqiptare tha nëpërmjet zëdhënësit se ishte zbatuar ligji për të huajt, por avokati i turkut 42-vjeçar i konfirmoi Zërit të Amerikës se autoritetet tona nuk kanë pranuar të shyrtojnë kërkesën për azil politik.

Edhe në rast të refuzimit zyrtar ai kishte të drejtën e apelimit në Gjykatën Administrative, por askush nuk priti për këto procedura. Sapo doli nga burgu, turku iu dorëzua shërbimeve sekrete turke dhe u nis për në vendin e tij edhe pse atje i rrezikohet jeta.

Zyra e kryeministrit Rama tha se nuk kishte lidhje me këtë çështje, por nuk bën komente për shkeljen e të drejtave që rrjedhin nga rezolutat ndërkombëtare të nënshkruara nga Shqipëria. ©LAPSI.al

Të këshilluara

10 lajmet e rreme që bënë bujë në 2019-ën

Prej kur shprehja “lajme të rreme” është përdorur në përditshmëri në vitin 2016, ne kemi qenë dëshmitarë të një universi me informacion jo të besueshëm dhe me m...

11:56

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI