Flash

Bëhuni gati për reshje dëbore dhe temperatura deri në -12 °C

Lapsi.al 3 January 2020
Bëhuni gati për reshje dëbore dhe temperatura deri në -12

Janari ka hyrë me diell por i ftohtë. Sinoptikanët parashikojnë se fundjava do të sjell rritje të lehtë të temperaturave por edhe reshje dëbore në disa zona të Shqipërisë.

“Presim që e shtuna dhe e diela të kenë shtim të vranësirave në orët e pasdites, por duke gjeneruar reshje të pakta dëbore. Të shtunën në veri dhe verilindje ndërsa të dielën në të gjithë zonën lindore pritet të shtrihen reshjet e dëborës. Madje, priten flokë bore dhe në zonat malore jugore si Tepelenë, Përmet, Llogara, etj” - thotë sinoptikania Lajda Porja për Tv Klan.

Por ditët në vijim do të jenë të acarta. Temperaturat do të bien ndjeshëm.

“E hëna dhe e marta do të jenë ditët më të ftohta të javës. Do të kemi plot ditë të ftohta, temperaturat do të zbresin deri në -12 gradë në zonat malore. Parashikohet që kjo situatë të na shoqërojë deri në mes të javës” – thotë sinoptikania. I gjitha muaji janar parashikohet të jetë shumë i ftohtë por me pak reshje të cilat do të jenë kryesisht në formën e dëborës.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së

Është ndarë nga jeta ish-deputeti demokrat Ali Gripshi në moshën 50 vjeçare. Mësohet se Gripshi ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. Ai ka qenë deputet i...

23:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI