Flash

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miraton qeverinë teknike që do të çojë vendin në zgjedhje

Lapsi.al 3 January 2020
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miraton qeverinë teknike

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi me 101 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Po ashtu u zgjodhën edhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DMPNE-së. Kështu, kryeministër do të jetë Oliver Spasovski, për ministre të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, për ministër pa resor, zëvendëskryeministri i deritashëm për Çështje Ekonomike, Bujar Osmani, për zëvendëskryeministre për Çështje Ekonomike, Mila Carovska.

Për ministër të Brendshëm do të jetë Naqe Çullevin. Nga LSDM-ja për ministër shtesë të Punëve të Brendshme kanë propozuar, Sllavjanka Petrovska dhe për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrijelj. Me Marrëveshjen e Përzhinos, në Qeverinë teknike anëtarë duhet të ketë edhe partia opozitare më e madhe në vend, siç është për momentin, VMRO-DPMNE-ja.

Nga kjo parti, krahas Çullevit, për ministër i Punës dhe Politikës Sociale kanë propozuar, Rashella Mizrahi, për zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska Stojkoski dhe për Bujqësi, Cvetan Trifunovski. Gjithashtu në orën 18:00 është paralajmëruar zgjedhja e zv.ministrave, ndërsa në ora 18:30 janë të ftuar në selinë e Presidentit Stevo Pendarovski, në Vilën Vodno. Pas fjalimit të tij, ministrat e sapozgjedhur u betuan, dhe më pas Xhaferi i ftoi ata për një koktej solemn.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI