Flash

Sinoptikanët: Të hënën temperaturat do shkojnë deri -12 gradë

Lapsi.al 4 January 2020
Sinoptikanët: Të hënën temperaturat do shkojnë deri -12

Jemi në kulmin e dimrit, pasi lamë pas dhjetorin ku temperaturat ishin jo tipike dimërore, me 2- 3 gradë më të larta se zakonisht na presin ditë të acarta.

Ndryshimi nis javën që vjen. Duke nisur nga dita e hënën do të kemi ardhje të masave ajrore që vijnë nga veri verilindja, që kanë përfshirë Europën Qëndrore. Gjermania, Zvicra e Franca po përjetojnë temperature të acarta.

“Presim që ky ajër të zbresë drejt Ballkanit. Parashikohet të qëndrojë shumë pak. Të hënën dhe të martën temperaturat do të shkojnë në vlerën minimale në -11, -12 gradë celcius në zonat malore, kryesisht verilindja dhe juglindja presin këto temperature në ndonjë zonë të veçantë” u shpreh sinoptikania e meteoalb Lajda Porja

Edhe bregdeti dhe zona e ulët do të kenë temperature të ulëta. Edhe në Tiranë pritet që gjatë këtyre dy ditëve të shkojë edhe në -2 gradë dhe vlerat maksimale të jenë jo më shumë se 11- 12 gradë.

Këto vlera do të jenë deri të mërkurën.

Më pas do të kemi rritje të temperaturave me 2-3 gradë. Deri në mesin e janarit pritet të kemi rritje të temperaturave. Në vlerë negative do të jenë vetëm zonat malore.

Gjatë fundjavës pritet të ketë vranësira në të gjithë territorin. Prania e vranësirave dhe lagështirës parashikohet që të ftohtin do ta ndjejmë edhe më shumë.

Ndërkohë në zonat malore. Verilindja dhe juglindja do të ketë me reshje bore. Dëborë do të ketë dhe në Llogara, Përmet./Ora news

Të këshilluara

Tiranë, aksident në mesnatë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së te premte tek “Rruga Bardhyl”, në Tiranë. Një mjet është përplas me një triçikël, nga ku kanë mbetur të...

09:30

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së

Është ndarë nga jeta ish-deputeti demokrat Ali Gripshi në moshën 50 vjeçare. Mësohet se Gripshi ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. Ai ka qenë deputet i...

23:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI