Flash

Bllokohen në Kakavijë 4 makina luksoze të vjedhura

Lapsi.al 4 January 2020
Bllokohen në Kakavijë 4 makina luksoze të vjedhura

Policia ka bllokuar në Kakavijë 5 automjete të vjedhura, 4 prej tyre luksoze. Makinat ishin vjedhur në Gjermani, Krujë dhe Greqi. Automjeteve u ishte ndryshuar numri i shasisë, ose i ishte dubluar, për ti shpëtuar zbulimit.

Makinat e vjedhura janë zbuluar pas kontrolleve që Policia Kufitare ka zhvilluar në Kakavijë, ku gjatë kësaj kohe ka një fluks të lartë të emigrantëve shqiptarë që rikthehen në vendet e punës.

Njoftimi

Policia Kufitare, masa për eliminimin e radhëve në dalje, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bllokohen në Kakavijë, gjatë fluksit në hyrje dhe në dalje, 5 automjete të vjedhura, 4 prej tyre luksoze.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë dhe kanë dalë 9760 shtetas dhe 1730 mjete, nga këta: 3900 shtetas dhe 620 mjete në hyrje dhe 5860 shtetas 1110 mjete në dalje.

Për të eliminuar radhët, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në dalje. Aktualisht vijon puna me 9 sportele, 6 në dalje dhe 3 në hyrje. Në momente kur fluksi është i madh, Policia Kufitare aplikon kontrollet e lehtësuara kufitare, pa anashkaluar kontrollet e automjeteve në bazë të analizës së riskut, për të parandaluar trafikimin e lëndëve narkotike dhe falë këtyre kontrolle, një ditë më parë u sekuestruan dy pako heroinë dhe u vu në pranga poseduesi.

Falë masave të marra dhe si rezultat i kontrolleve te imtësishme të automjeteve dhe personave që lëvizin në PKK Kakavijë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të RSH, nga ana e Policisë Kufitare dhe oficerëve të Frontex-it të dislokuar në PKK, prej datës 31 dhjetor 2019 e deri mëngjesin e sotëm, janë bllokuar 5 automjete të vjedhura, dy prej të cilëve janë bllokuar në hyrje dhe tre në dalje.

Procedohen penalisht 5 shtetas, ndërmjet tyre edhe një shtetas grek, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe konkretisht:

Më datë 31.12.2019, në hyrje të RSH është bllokuar nje automjet i markës Opel me targa shqiptare, që drejtohej nga shtetasja E. G., nga Gjirokastra, mjet i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani dhe numri i shasisë ishte me ndërhyrje.

Më datë 02.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një automjet i markës Mercedes Benz me targa greke, që drejtohej nga shtetasi G. N., nga Lushnja, mjet i cili rezultoi se kishte ndërhyrje mekanike në shasinë e tij dhe numri ishte i dubluar.

Më datë 03.01.2020, në hyrje të RSH u bllokua një automjet i markës Volkswagen me targa greke, që drejtohej nga shtetasi F. D., nga Rrogozhina, mjet i cili rezultoi i vjedhur ne Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua nje automjet i markës BMW X5, me targa greke që drejtohej nga shtetasi K. T., nga Athina, mjet i cili kishte ndërhyrje në numrin e shasisë dhe rezultoi i vjedhur në Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një rimorkio me targa shqiptare, e cila numrin e shasisë e kishte të dubluar dhe me ndërhyrje mekanike, që e posedonte shtetasi A. K., nga Kruja.

Policia Kufitare në bashkëpunim me FRONTEX-in, vijon kontrollet jo vetëm në Pikat e Kalimit, por edhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë.

Të këshilluara

Tiranë, aksident në mesnatë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së te premte tek “Rruga Bardhyl”, në Tiranë. Një mjet është përplas me një triçikël, nga ku kanë mbetur të...

09:30

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së

Është ndarë nga jeta ish-deputeti demokrat Ali Gripshi në moshën 50 vjeçare. Mësohet se Gripshi ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. Ai ka qenë deputet i...

23:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI