Flash

Zyrtare/ Ish-asistenti i City bëhet trajner i Arsenal

Lapsi.al 20 December 2019
Zyrtare/ Ish-asistenti i City bëhet trajner i Arsenal

Mikel Arteta është trajneri i ri i ri i Arsenal. Lajmin e kanë zyrtarizuar Gunners, që nuk kanë pritur më gjatë, sidomos pas shuplakës së marrë në Premier League nga Manchester City. Mund të jetë edhe rastësi, por pikërisht ish-zëvendës trajneri i Citizens, ka marrë drejtimin teknik të skuadrës së parë të londinezëve, duke marrë kështu detyrën nga Freddie Ljundberg.

Nuk është pa histori tek Gunners Arteta, që ka luajtur për pesë sezone me fanellën e Arsenal, nga 2011 në 2016, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Spanjolli ka firmosur një kontratë për tre vjet e gjysëm, duke marrë vendin e të shkarktuarit Unai Emery, pas caktimit të suedezit Ljungberg si të përkohshëm.

Detyra e Arteta nuk është fare e thjeshtë sidomos para një ndeshje si ajo me Everton, në kohën kur londinezët shkojnë si forcë e 10 e Premier League me 22 pikë dhe 27 larg vendit të parë. Në këtë pikë, për Arteta objektivi bëhet një vend në Europa League, që për momentin e ka Tottenham me 4 pikë më shumë…

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI