Flash

Urrejtje patologjike për Ferrari, Wolff: "Më mirë shkoj në Mars"

Lapsi.al 20 December 2019
Urrejtje patologjike për Ferrari, Wolff: "Më mirë shkoj

Toto Wolff tek Ferrari mbetet vetëm një sugjestion. Drejtori ekzekutiv i Mercedes AMG F1 ka përjashtuar kalimin tek skuderia italiane në të ardhmen: "Duket një ide e mirë të shkosh tek Ferrari, por do të preferoja të bëja tjetër gjë, e tipit të shkoj në Mars me Lewis Hamilton e të shohim nëse ka ndonjë gjë për të fituar edhe aty". Një batutë që fsheh qëllimet e Wolff për 2020: "Dua të kem një makinë të suksesshme edhe në 2020, pastaj mendon Hamilton".

Gazeta gjerman 'Kronen' ka kujtuar më pas se si Hamilton e ka lidhur qendrimin e tij me atë të Wolff tek Mercedes si kusht primar për të nënshkruar rinovimin me skuderinë e 'shigjetave të argjendta' që do të skadojë vitin e ardhshëm. "Duke folur seriozisht – ka vazhduar ende Wolff -, ajo që dua është të kem sukses edhe në 2020, pastaj të shohim cdo të ndodhë. Por nëse do ti japim përsëri Lewis një makinë mbi të tjerat, pastaj mendon ai". Objektivi është të barazojë rekordin e Michael Schumacher, piloti i vetëm deri tani që ka fituar shtatë tituj kampion.

Shefi i Mercedes në F1 ka zbuluar më pas se dëshira e tij e madhe për Vitin e Ri nuk është sportive, por që "të gjithë të jenë në shëndet: këtë vit kemi humbur Niki Lauda e një nga inxhinjerët tanë, një nga më të rinjtë, që humbi jetën në një aksident me makinë, ditën pas kurorëzimit me titullin Botëror. Kështu është e rëndësishme të jesh në shëndet, për gjithcka tjetër ka kurë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI