Flash

“Në Brazil i kanë dhënë një mision Flamengos”, Klopp nuk ndihet entuziast para finales

Lapsi.al 20 December 2019
“Në Brazil i kanë dhënë një mision

Të shtunën do të shpallet kampioni i botës për klube: Flamengo-Liverpool do të dorëzojë titullin tek skuadra më e mirë e botës për 2019, por tekniku i Reds Jurgen Klopp, në konferencën e vigjiljes, e sheh veten cuditërisht jo favorit, edhe pse është kampioni i Europës: "Në Brazil i kanë dhënë një mision të detajuar Flamengo: fitoni Kupën e kthehuni si heronj. Ne duhet të mendojmë menjëherë për Leicester (të enjten në Premier League), kishte nga ata që donin edhe të qendronim në Angli e të luanim Carabao Cup. Por do të japim gjithcka, do të jetë një sfidë e barabartë".

Tekniku gjerman vazhdon: "Kur të flas me skuadrën nuk nuk do ti them që, ktheni trofeun në Liverpool, se do shiheni si legjenda. Eventualisht do të kujtohen si legjenda në fund të karrierës, por kur je akoma futbollist këto gjëra rrezikojnë të mbajnë të zënë mendjen. Për ne, tani, është kompeticioni më i rëndësishëm e kështu do të japim gjithcka por e theksoj: nëse Flamengo fiton, do të bëjë një festë të madhe. Ne duhet të mendojmë për kampionatin".

"Nuk jemi këtu si kampionë të Europës e të ndihemi superior, por sigurisht duam të fitojmë, edhe pse respektojmë rivalët tanë. Me Flamengo, që ka lojtarë të mëdhenj si Gabigol e Bruno Henrique, nisemi të barabartë, pastaj do flasë fusha" përfundoi Klopp.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI