Flash

Rama në mbledhje qeverie: Familjet e viktimave do të strehohen të parat

Lapsi.al 30 November 2019
Rama në mbledhje qeverie: Familjet e viktimave do të strehohen të

Kryeministri Edi Rama tha sot në mëngjes në mbledhjen e Qeverisë që të kontaktohet me familjet e viktimave në Thumanë e Durrës dhe të pyeten se ku duan të jetojnë dhe Qeveria është gati t’i japë atyre apartamente edhe në Tiranë.

Pasi lexoi listën e plotë të familjeve të viktimave, për të cilën Rama la hapësirën që të plotësohet nëse ka nevojë, ai tha: “Për familjet që patën viktima, duke kërkuar ndjesë për ndonjë lapsus apo mungesë që do të ketë, kush hyn në këtë kategori duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë dhe këto shtëpi duhet të hyjnë në shtëpi të reja urgjent. Ne i kemi gati mundësitë për ta. Duhet caktuar një person specifik për ta dhe duhet një person në Shtab që të bëjë kontaktin me ta që të thonë se ku duhet të rrinë. Jemi gati dhe kemi arredimin për 6 apartamente në Thumanë, por ju lutem një komunikim në Thumanë që të dimë dëshirën e tyre. Dhe ky është akti i parë që dhe bërë në kohë rekord. Ne jemi gati, komunikimi të na sjellë gatishmërinë e tyre nëse duan të vijnë në Tiranë, si ata të Thumanës, si ata të Durrësit", tha Rama.

Më tej ai shtoi se për familjet e viktimave do të ketë pension të vecantë, si dhe bursa me vlerë 15 mijë lekë në muaj.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI