Flash

Mbledhja e qeverisë, Rama: Numri i viktimave arriti në 50

Lapsi.al 30 November 2019
Mbledhja e qeverisë, Rama: Numri i viktimave arriti në 50

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin e Ministrave për masat e reja për përballimin e pasojave të tërmetit. Rama tha që në krye se numri i viktimave arriti në 50.

Po ashtu, Rama dha porosi të qarta se si do të jetë marrëdhëniet me hotelet dhe bujtinat, që kanë strehuar njerëzit që iu janë shembur apo dëmtuar banesat.

“Me këto struktura akomoduese duhet të ketë kontrata të qarta, marrëveshje, ne nuk do të pranojmë nga ata fatura....Por do të ketë marrëveshje detyruese me ta dhe banorët e strehuar duhet të trajtohen prej tyre si turistë! Të trajtohen si turistë, jo me trajtim gjysmak. Po ashtu, kërkoj listën e personave që kanë nevojë për ilaçe dhe atyre t’u jepen barnat falas. Sot kërkoj listën e nxënësve, të cilëve do t’u sigurohet transporti dhe do të dërgohen në shkollë. Është shumë e rëndësishme që fëmijëve më të vegjël që nuk janë në shkollë t’u çohen lodra, edukatore, sepse edhe nënat e tyre kanë nevojë për qetësi, nuk mund të rrinë duke u “gjëmuar” nga pas gjithë kohën në një hapësirë aq të vogël."

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI