Flash

Familja Ulaj dhe kompania “Gener 2” dhurojnë 1 milion euro dhe 20 apartamente

Lapsi.al 29 November 2019
Familja Ulaj dhe kompania “Gener 2” dhurojnë 1 milion euro dhe

Familja Ulaj bën me dije se kontributi i tyre shkon përtej angazhimit të kompanisë “Gener 2” për ndërtimin e 20 apartamenteve në Thumanë. Familja Ulaj ka vendosur të ndihmojë me një fond prej 1 milion eurosh.

“Vëllezërit, motrat, fëmijët tanë dhe unë Bashkim Ulaj kemi vendosur t’i gjendemi pranë njerëzve që i humbën të gjitha duke përcjellë 1 milion euro në fondin e solidaritetit shqiptar! Jam i vetëdijshëm se në pejsazhin katastrofik që la tërmeti mbi territore të tëra të Atdheut tonë të dashur, duhen shumë më tepër se kaq.

Prandaj edhe urojmë dhe shpresojmë që edhe ky kontribut i yni, si i shumë të tjerëve deri tani, të vlejë si një nxitje më shumë që gjithkush të kontribuojë me sa ka mundësi. Ne nuk do të ikim nga ky vend dhe nuk do t’i ikim asnjë përgjegjësie sociale për këtë vend. Po mendojmë çfarë mund të bëjmë më tutje dhe po lutemi që Zoti të ndihmojë që Shqipërisë t’i kthehet buzëqeshja pas kësaj tragjedie krejt të pamerituar” – thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI