Flash

Kompania “Gjikuria” do të ndërtojë 20 apartamente për të prekurit nga tërmeti

Lapsi.al 29 November 2019
Kompania “Gjikuria” do të ndërtojë 20 apartamente

Kompania “Gjikuria” do të ofrojë ndihmën e saj për të kontribuuar në ndërtimin e banesave të shembura nga tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.4 që goditi vendin tonë më 26 Nëntor.

Në solidaritet me situatën e krijuar, firma “Gjikuria” ka marrë përsipër për të ndërtuar 20 apartamente për banorët që janë prekur nga tërmeti i së martës. Të gjitha apartamentet do të ndërtohen me financimin e vetë kompanisë.

“Kompania Gjikuria, në kuadër të solidaritetit pas dëmeve të tërmetit të 26 Nëntorit, merr përsipër ndërtimin e 20 apartamenteve me financimin e saj, për familjet më në nevoje”, njofton kjo kompani.

Nga tërmeti katastrofik i 26 Nëntorit u goditën rëndë zonat e Durrësit, Thumanës, Tiranës e Laçit. Dhjetra banorë kanë humbur jetën, ndërsa rreth 750 të tjerë kanë pësuar lëndime.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI