Flash

Samir Mane dhuron 1.2 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti

Lapsi.al 29 November 2019
Samir Mane dhuron 1.2 milionë euro për të dëmtuarit nga

Presidenti i Balfin Grup, Samir Mane akordoi sot shumën prej 1.2 milionë eurosh për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

Janë të shumtë njerëz të politikës, biznesit, aktorë të cilat janë solidarizuar në këto ditë të vështira që po kalon vendi pas tërmetit tragjik të ndodhur mëngjesit e 26 nëntorit.

Gjithashtu, Balfin Grup jep mesazhin që së bashku ngrihemi më të fortë.

Bordi Drejtues i Grupit Balfin nën kujdesin e veçantë të Presidentit Samir Mane, dhe kompanitë përkatëse të Grupit vendosën sot që të akordojnë shumën prej 1.2 milionë eurosh për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

Përveç kësaj shume të akorduar, kompanitë e Grupit Balfin, si SPAR Albania, Neptun Albania, Jumbo Albania, etj, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjes, e kështu me radhë, që në ditën e parë, i kanë qendruar pranë banorëve të pastrehë, duke u ardhur në ndihmë me mjetet e nevojshme dhe bazën ushqimore" thuhet në njoftimin për shtyp.

Grupi Balfin bën të ditur se ndihmat e tij do të vijojnë çdo ditë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI