Flash

Tërmetet/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në Laç

Lapsi.al 29 November 2019
Tërmetet/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në Laç

Edhe Laçi do të futet në territorin ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Këtë e konfirmoi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Edhe Laçi do të futet në territorin e gjendjes së jashtëzakonshme, në mënyrë që çdo i dëmtuar nga Laçi të mos ndihet i përjashtuar” - tha kryeministri.

Më poshtë kryeministri tha se banesat që janë shpallur të pabanueshme do të shemben shumë shpejt.

“Më duhet edhe të riktheksoj se të gjitha palestrat duhet të zbrazen dhe t’i kthehen nxënësve të shkollave. Kjo për zonat urbane. Për zonat rurale do bëjmë çmos që të mos i largojmë nga zona e tyre pasi puna e tyre është e lidhur me bujqësinë. Nga sot nuk do të ketë më asnjë çadër”- tha kryeministri.

As sot Rama nuk i kurseu kritikat për mediat, duke qenë i ashpër me ata që përhapin panik ose publikojnë lajme të rreme.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI