Flash

Rama flet për “drogën” nga e cila nuk po ndahet dot

Lapsi.al 28 November 2019
Rama flet për “drogën” nga e cila nuk po ndahet dot

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj kritikave për masat që po merr qeveria e tij për të prekurit e tërmetit. Në një intervistë për Top Channel, Rama nuk e kurseu vetëmburrjen kur tha se akomodimi i familjeve në hotele ishte një ide e tij dhe e padëgjuar më parë. M

“Kjo është një zgjidhje ideale që nuk i ka shkuar mendja njeriu. Më shkoi mendja mua dhe ja ku është. Ne do e heqim problemin e akomodimit” – tha

Rama që më pas nuk harroi që të shigjetojë sërish mediat kritike.

“S’do keni më mundësi të bëni lajme të rreme. Disa nuk e di ça kanë, por nuk u del e keqja”.

Rama ka folur edhe për varësinë nga celulari të cilin e ka krahasuar me drogën.

“Po e përsëris shpesh, por ndonjëherë më rrotullohet truri nga pagjumsia. Në makinë kam të vetmen drogë që më ka kapur mua që është kjo mrroklla këtu. Kjo është droga ime që nuk e po e heq dot,” - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI