Flash

FOTO/ Kosovari që 20 vjet më parë erdhi për t’i shpëtuar luftës, sot ndihmon në Thumanë

Lapsi.al 28 November 2019
FOTO/ Kosovari që 20 vjet më parë erdhi për t’i

Kosova ishte ndër shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë pas goditjes shkatërrimtare të tërmetit 6.4 ballë, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Trupat e shumtë të Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë dhënë një ndihmë të vyer për nxjerrjen nga rrënojat gjallë të disa personave. Krahas njësive të FSK-së, kanë ardhur edhe forca të policisë së Kosovës.

Një prej tyre është dhe Hasan Mulaj i cili ka publikuar në rrjetet sociale dy foto, ku në njërën është ai në vitin 1999 në Shqipëri, ku ishte strehuar në Kukës për shkak të luftës, ndërsa në tjetrën shfaqet Mulaj duke ndihmuar qytetarët në Thumanë.

Krahas fotove ai shkruan; “I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI