Flash

Policia e Ramës në aksion kundër mediave/ Procedim penal për drejtuesit e “Jeta osh qejf”

Lapsi.al 28 November 2019
Policia e Ramës në aksion kundër mediave/ Procedim penal për

Kryeministri Edi Rama ka nisur të vërë në zbatim dëshirën e tij të kahershme për të mbyllur zërat kritikë të qeverisë së tij. Dhe për të bërë këtë po shfrytëzon tërmetin katastrofik që ka goditur vendin. Pas paralajmërimit të mëngjesit të së enjtes, në mbrëmje policia e shtetit njoftoi se ka nisur procedimin penal për administratorët e faqes online “Jeta osh Qef” për publikimin e lajmeve të rreme.

Shkak për të ngritur akuzat ndaj tyre është bërë raportimi për numrin e viktimave në morg. Në deklaratën e drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi thuhet se janë proceduar penalisht shtetasit Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administratorë të faqes së internetit Jeta Osht Qejf.

“Këta shtetas, nëpërmjet faqes nën administrim të tyre, kanë lejuar publikimin e njoftimeve të rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët. Konkretisht, kjo faqe në datën 28.11.2019 ka shpërndarë një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës” –thuhet në deklaratë.

“Menjëherë pas publikimit të njoftimit, nga strukturat e specializuara të hetimit të krimit kibernetik, krimit ekonomik e financiar dhe strukturat e hetimit Antiterror janë kryer veprimet procedurale për të dokumentuar publikimin e këtij njoftimi dhe njoftimeve të tjera të kësaj natyre. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky njoftim ishte tërësisht i rremë dhe dashakeq duke synuar përhapjen e panikut e frikës tek qytetarët” –thotë policia e shtetit.

Por ky procedim duket se bie ndesh me parimet pasi për duhet të vendosë gjykata nëse një media, qoftë edhe online ka shkelur ligjet. E tepërt duket që për këtë lajm është angazhuar një drektori e rëndësishme në policinë e shtetit si ajo e antiterrorit. Duket se synimi është që të krijohet një ndjenjë frike te mediat kritike duke shfrytëzuar ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetёr tёrmet nё Tiranё e Durrёs

Tirana e Durrёsi s'kanё qetёsi. Para pak castesh ka ndodhur njё tjetёr tёrmet. Kjo ёshtё lёkundja e katёrt nё harkun e pak orёve. Tёrmeti kishte ma...

15:26

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI